01 / 01

Rreth PCC

KUSHJEMI

“Pristina City Center”, është një kompani investuese, lidere në fushën e ndërtimin me projekte arkitektonike të fjalës së fundit. Ne operojmë në Kosovë, përkatësisht në qendrën e Prishtinës.

Qëllimi ynë është të kontribojmë në ndërtimin e një bote më të qëndrueshme dhe me dizajn unik duke e përfaqësuar rolin tonë si një partner i sektorit privat që punon për interesin publik.

Ndërtimi i vlerave tejkalon kohën dhe i dedikohet klientëve, aksionerëve, punonjësve dhe partnerëve tanë, si dhe shoqërisë në përgjithësi.

ÇFARËBËJMË

PCC është një kompani investuese e cila kontrakton kompani të fuqishme ndërtimi, me qëllim zhvillimin e projekteve unike të arkitekturës më moderne.

PARKINGU
NËNTOKËSOR

Projekt i përfunduar nga ne, me një hapësirë shumë të madhe dhe etazhitet të lartë i krijuar duke shfrytëzuar hapësirën nëntokësore, i pasuruar me arkitekturë modern, është tërësisht në shërbim të Administratës 1, qendrës tregtare dhe rezidentëve.

ADMINISTRATA 1

Projekt i përfunduar nga ne, zotëron një hapësirë të mirëmenduar për t’ju përshtatur çdo kërkese të administratës së biznesit. I pasuruar me njësi tregtare, standarde të larta dhe parking nëntokësor.

QENDRA
TREGTARE

Projekti i “Qendrës Tregtare” është dizenjuar sipas kërkesave bashkëkohore të konsumatorit dhe ofruesve të biznesit. Me një kapacitet të jashtëzakonshëm, ka në dispozicion një arkitekturë dhe dizajn të krijuar në mënyrë unike dhe në përputhje me standarde moderne.

APARTAMENTET

Projekt i cili është duke u përfunduar nga ne, me etazhitetin më të lartë në ballkan në qendër të
kryeqytetit të Kosovës – Prishtinë, arkitekturë të jashtëzakonshme dhe standarde shumë të larta, duke përfshirë parkingun nëntokësor dhe afërsinë e qendrës
tregtare.